Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj viziton sot Republikën e Shqipërisë.
Gjatë vizitës kryeministri Ramush Haradinaj do të ketë takime të ndara me presidentin, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrin, Edi Rama dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kjo është vizita e parë të cilën kryeministri Ramush Haradinaj e zhvillon jashtë Kosovës, që nga marrja e detyrës.