Haradinaj : Vlerat e UÇK ‘së janë të pakontestueshme

E hënë, 31 Tetor 2016 – Sakte.net

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për akuzat dhe dënimet e fundit kundër disa udhëheqësve të UÇK-së.

 

Ai konsideron se vlerat e luftës dhe UÇK-ja, janë të pakontestueshme, të pamohueshme dhe janë bazament i lirisë së Kosovës.

Haradinaj në një shkresë për media ka shkruar se aktakuzat eventuale ndaj ish drejtueseve apo ish-pjesëtarëve të UÇK-së, nuk guxojnë të shndërrohen në një front për goditjen e vlerave të luftës dhe UÇK-në, si shtyllë kryesore e kësaj lufte.

Kreu i AAK’së, ndër tjerash ka thënë se shteti nuk duhet të ndërhyjë në sistemihn gjyqësor në vend.

Shkresa e Haradinajt:

“…Shteti edhe mund të ndërhyjë në krijimin e një sistemi të pavarur të drejtësisë, por jo të ndërhyjë në vet sistemin gjyqësor. Mos krijimi i një sistemi efikas gjyqësor në Kosovë, është përgjegjësi e institucioneve të shtetit, ndërsa ndikimet në këtë sistem të drejtësisë, kanë imponuar projektet ndërkombëtare për krijimin e gjykatave të specializuara, apo edhe të mekanizmave të tjerë jasht sistemit të  gjyqësor të Kosovës”, ka shkruar kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Konaideroj se vlerat e luftës dhe UÇK-ja, janë të pakontestueshme, të pamohueshme dhe janë bazament i lirisë së Kosovës.

UÇK-ja, ka bërë luftë çlirimtare dhe të drejtë, dhe përpjekjet për të demonizuar këtë luftë, i konsideroj përpjekje të orientuara kundër Kosovës dhe lirisë së saj.

Aktakuzat eventuale ndaj ish drejtuesëve apo ish-pjesëtarëve të UÇK-së, nuk guxojnë të shndërrohen në një front për goditjen e vlerave të luftës dhe UÇK-në, si shtyllë kryesore e kësaj lufte.

Prandaj unë dhe AAK si strukturë politike, jemi për shtet ligjor dhe për bashkëpunim pa kushte me drejtësinë, për zbardhjen e të gjitha krimeve të pretenduara, qoftë para, gjatë, apo pas luftës në Kosovë.

Nëse shqetësimi se drejtësia në Kosovë është e kapur është i bazuar,  Shteti edhe mund të ndërhyjë në krijimin e një sistemi të pavarur të drejtësisë, por jo të ndërhyjë në vet sistemin gjyqësor.

Moskrijimi i një sistemi efikas gjyqësor në Kosovë, është përgjegjësi e institucioneve të shtetit, ndërsa ndikimet në këtë sistem të drejtësisë, kanë imponuar projektet
ndërkombëtare për krijimin e gjykatave të specializuara, apo edhe të mekanizmave të tjerë jasht sistemit të  gjyqësor të Kosovës.

Pavarësisht zhvillimeve rreth kësaj çështjeje,

unë shpreh bindjen time të plotë, se lufta e fundit e një populli për liri dhe e UÇK-së si prijëtare e saj, pas këtyre proceseve do të dalë më e pastër dhe më e shenjtë!
Ramush Haradinaj

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme