Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi është i ftuar sonte në emisionin “Debat” të RTK-së me gazetarin Ridvan Berisha.
Në këtë emision, veç tjerash, presidenti ka folur edhe Ligjin që FSK-së tenton t’i jap mandat ushtarak, të cilin e ka iniciuar vetë ai, por që ka zgjuar reagime të mëdha, madje edhe nga NATO-ja e SHBA-ja.
Edhe NATO-ja edhe SHBA-ja janë shprehur të shqetësuara me shndërrimin e FSK-së në ushtri, në mënyrën e presidentit mos përfillur ndryshimet kushtetuese.
Burime të Periskopit brenda RTK-së, tregojnë se gjatë emisionit presidenti Thaçi ka dhënë fjalë të mëdha, duke kërcënuar me dorëheqjen e tij nga posti i presidentit.
Këto fjalë presidenti i ka dhënë përkundër kundërshtimeve nga NATO e SHBA lidhur me këtë ligj.
“Thaçi premtoi se nëse ligji për FSK-në nuk kalon ai do të jap dorëheqjen si president”, tha ky burim për Periskopin.
Se me çfarë sigurie ka folur Thaçi nuk dihet ende, meqë pas reagimeve ndërkombëtare, iniciimi i tij e ka humbur edhe mbështetjen e partisë së dytë më të madhe në vend, LDK-së.
Emisioni pritet të transmetohet në ora 20:00 në RTK me gazetarin e shquar, Ridvan Berisha. /Periskopi/