Hashim Thaçi nesër udhëton për në Turqi për t’u takuar me Erdoganin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të mërkurën do të udhëtojë për në Turqi ku do të pritet nga homologu i tij Recep Tayyip Erdogan.

Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova këshilltari i tij Ardian Arifaj, që ka thënë se ashtu siç është paralajmëruar Thaçi do të merr rrugë drejt shtetit turk për të zhvilluar një vizitë bilaterale.

“Është vizitë e njëjtë sikur me çdo vizitë tjetër bilaterale.  Kjo vizitë është përgatitur tash e gjashtë muaj”, ka thënë Arifaj.

Kurse për temat që mund të debatohen gjatë kësaj vizite, Arifaj nuk ka specifikuar duke thënë se janë ato që diskutohen në çdo takim bilateral mes liderësh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme