Haxhiu: Ata që po e sulmojnë nga brenda VV-në duan rrënimin e shtëpisë para se ta bëjnë kasollen

Albulena Haxhiu, deputete e Vetëvendosjes, në një postim në Facebook ka kritikuar ata që po e “luftojnë e sulmojnë” partinë e saj prej brenda.

“Po duket që qëllimi i atyre që po e luftojnë e sulmojnë Lëvizjen Vetëvendosje nga brenda, është që ta shkatërrojnë shtëpinë e madhe të përbashkët para se ta ndërtojnë kasollen e tyre të vogël”, ka shkruar ajo duke mos treguar me emra se kujt i është drejtuar specifikisht.

Së fundmi në VV ka pasur përplasje mes përkrahësve të kryetarit Albin Kurti dhe grupit që ka dalë kundër tij. Nga Vetëvendosje kanë dhënë dorëheqje disa anëtarë të kryesisë, duke përfshirë ish-kryetarin Visar Ymeri, ish-sekretarin organizativ Dardan Sejdiu, ish-nënkryetari Dardan Sejdiu, deputetët Faton Topalli, Shqipe Pantina e Frashër Krasniqi. Dorëheqje kanë dhënë edhe aktivistë të tjerë.

Ditë më parë ish-sekretari organizativ i VV-së, Molliqaj, kishte thënë se vështirë që në Vetëvendosje do të ketë pajtim, ndërsa kishte lënë të hapur mundësinë e krijimit të një subjekti të ri politik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme