Hodhi molotov në protestën para Bashkisë së Tiranës, gjykata liron 39-vjeçarin (EMRI)

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë protestuesin Bledar Krasniqi, i cili u arrestua në protestën e së premtes, që u zhvillua nga opozita para Bashkisë së Tiranës.


Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje teksa këtë të diel la ambientet e paraburgimit ku ndodhej prej 2 ditësh.

Krasniqi, u akuzua se ka hedhur molotovë në drejtim të policisë dhe godinës së bashkisë.

Mbi 39-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme