Horoskopi ditor për diten e mërkurë – 5. prill 2017

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

 

Dashi

Nuk do të jeni shumë në humor dhe do të keni vështirësi në disa fusha. Për gjithë ata që po jetojnë një raport në çift, është e rëndësishme që të dinë të tregojnë dashurinë, pasi kjo do i bëjë edhe më të afërt me njeri-tjetrin. Ata që janë vetëm bëjnë mirë t’i kushtojnë rëndësinë e duhur ftesave për takime.

Demi

Kjo ditë do të jetë kryesisht pozitive, sidomos në raportet e miqësisë. Mos kini frikë nëse hasni në ndonjë pengesë në rrugën tuaj. Yjet ju mbështesin maksimalisht, kështu që mos u dorëzoni. Çiftet duhet të tregohen më të hapur me njeri-tjetrin dhe të shmangin çdo lloj debati që mund t’i dërgojë në konflikt.

Binjakët

Dita do të jetë mjaft e favorshme në anën emocionale, sidomos për ata që janë vetëm. Mbrëmja pritet të jetë premtuese, veç mos e teproni me guximin, pasi mund të hidhni në erë gjithçka. Marsi dhe Plutoni do të jenë gjithë kohës në favorin tuaj. Financat do vijnë duke u përmirësuar falë menaxhimit tuaj të mirë.

Gaforrja

Për pjesën më të madhe të të lindurve të kësaj shenje, kjo e mërkurë do të nisë në mënyrë optimiste. Në dashuri do të ketë zhvillime pozitive, në sajë të ndikimit të Hënës. Ndërsa në punë do të vijnë mirënjohje dhe shpërblime lidhur me një projekt. Kujdesuni pak më tepër për shëndetin, i cili po tregohet pak delikat gjatë kësaj periudhe.

Luani

Pas një mëngjesi pak të ngadaltë, me orët e drekës situata do të përmirësohet. Në çift raporti është i kënaqshëm, por duhet të bëni një dialog të shtruar për gjithçka që ju shqetëson. Në punë, situata do të jetë në ujëra të qeta. Finacat nuk parashikohen problematike, por gjithsesi tregohuni të matur me shpenzimet.

Virgjëresha

Do të jeni nën stresin e shkaktuar nga ndikimi i Hënës. Raporti në çift do të hasë në vështirësi dhe krizë. Do të keni debate me fjalë dhe dyshime të pabaza. Këshillohet që të ruani qetësinë dhe të mos e teproni me fjalët për të cilat mund të pendoheni më pas. Edhe në punë, situata nuk paraqitet e qetë. Kujdes.

Peshorja

E mërkura do të nisë me hap pozitiv, ndonëse do të ketë momente pak bindëse dhe vështirësish të përballueshme. E vetmja gjë që kërkohet është që të forconi pozitën tuaj në grup, qoftë në punë, në shoqëri apo kudo tjetër. Me vendosmëri gjërat do të ecin më së miri. Shëndeti paraqitet i mirë, nuk keni pse shqetësoheni.

Akrepi

Lajme të mira për ju. Në raportin miqësor do të gjeni shumë pika të përbashkëta, ndërsa në dashuri një zhvillim i ri është në prag. Këshillohet të mos e stresoni shumë partnerin/en, në mënyrë që të mos përkeqësoni raportin tuaj. Diskutoni çdo gjë me qetësi. Ata që janë vetëm bëjnë mirë të mbajnë këtë status edhe për pak kohë.

Shigjetari

Ndërsa e mërkura do të nisë në mënyrë pozitive, kjo atmosferë do të vijë në rënie me kalimin e orëve. Nën tensionin e Hënës, situata nuk do të paraqitet e mirë as në dashuri, miqësi apo punë. Mund ta gjeni veten në gjendje kritike në një situatë që e keni shumë përzemër.

Bricjapi

Kjo është një periudhë mjaft me fat, nëse doni të guxoni për ndonjë nismë tuaj. Në punë do të merrni kënaqësi dhe shpërblime. Përgjithësisht dita do të ecë në ujëra të qeta. Beqarët do realizojnë disa takime interesante që do i bëjnë të ndjehen mirë.

Ujori

Të lindurit e kësaj shenje janë më të favorizuarit e ditës. Do dini si të veproni dhe do të përballeni vetëm me gjëra pozitive. Ndikimi i Diellit dhe Marsit, do i japin ditës prekjen që i mungonte duke e bërë edhe më shumë pozitive. Në planin financiar gjendja do vijë duke u përmirësuar, mund të kryeni edhe shpenzime.

Peshqit

Dita do të jetë përgjithësisht pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Ata që sapo kanë lënë pas një situatë pak të pëlqyeshme, më në fund do e harrojnë çfarë ka ndodhur. Horoskopi i së mërkurës këshillon që të dini të prisni, pasi lajmet e mira nuk do të vonojnë. Beqarët do argëtohen me miqtë dhe nuk do e kenë mendjen te dashuria. Financat do jenë të mira.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme