Hoxha: Ka prova se personat e dyshuar kanë vepruar nën urdhrat e Milan Radojiçiqit

Policia e Kosovës dhe Prokuroria përmes një një konferencë për media kanë dhënë detaje rreth aksionit të sotëm në veri të Republikës së Kosovës.


Prokurori Hoxha ka thënë se ka parashtruar në Gjykatën Themelore kërkesën për caktimin e paraburgimit ndajë një personi të arrestuar në veri, ndërsa personi tjetër pas intervistimit është lëshuar dhe mbrohet në liri.

Sylë Hoxha ka thënë se ndaj personave për të cilët janë zgjeruar hetimet ka prova se kanë punuar dhe vepruar nën urdhrat e Milan Radojicicit dhe grupit të tij.

Këta persona dyshohet se nuk i kanë kryer hetimet e duhura procedurale dhe se i kanë fshehur disa prova të vrasjeve të ndryshme, jo vetëm për rastin e Radojcicit.

“Personi i arrestuar sot është hetues. Dhe në bazë të dhënave kemi parë që ka punuar nën direktivat e dikujt tjetër. Ka pasur raste kur është punuar shpejtë e shpejtë, por ka raste kur nuk janë marrë vendimet e duhura procedurale”, ka thënë Hoxha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme