Hoxhaj: Serbia me këto veprime po rrezikon dialogun

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, duke folur në seancën e jashtëzakonshme për arrestimin e Ramush Haradinajt, ka treguar të gjitha angazhimet e MPJ-së në lidhje me rastin Haradinaj.

Ai tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë franceze për të mundësuar që Haradinaj të lirohet sa më shpejt.

Hoxhaj tha më tej se Serbia ka rikthyer logjikën e politikës së Millosheviqit. E për këtë arsye Hoxhaj tha se për këtë kanë marrë veprime reciproke në raport me Serbinë, raporton KP.

Ai ka përmendur vendimin për ndalimin e presidentit serb Tomisllav Nikoliq që të hyjë në Kosovë.

“Burim i ndalimit të Haradinajt është Serbia”, tha Hoxhaj në seancë.

Ministri i Punëve të Jashtme tha se Serbia me këto veprime po rrezikon dialogun me Kosovën.

Hoxhaj tha se ka bërë kërkesë zyrtare për vizitë Francës që temë kryesore është lirimi i Haradinajt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme