Huawei Watch GT me edicionet Active dhe Elegant

Gjatë prezantimit të saj të djeshëm, kompania Huawei i shtoi dy opsione të reja në familjen e saj të orëve të mençura Watch GT – edicionet Active dhe Elegant, përcjell GSMArena.

Huawei Watch GT Active e ka të njëjtën kornizë prej 46mm si Watch GT Classic dhe Sport, ndërsa edicioni Elegant vjen me watch face prej 42mm dhe opsionin me kornizë qeramike. Watch GT Active e ka një ekran me prekje prej 1.39 inçëve 454 x 454 AMOLED, ndërsa modeli Elegant e ka një panel AMOLED 1.2 inçësh me përmasa 390 x 390.

Image

Modeli GT Active e ka një bateri që zgjat deri në dy javë gjatë përdorimit tipik, ndërsa edicioni Elegant do të zgjasë deri në një javë dhe nëse nuk përdoret përcjellja gjatë ushtrimeve, kohëzgjatja e baterisë zgjatet deri në 30 ditë.

Dy edicionet e reja të orës së mençur janë implementuar nga Triathlon mode, ndërsa janë mbështetur tre lloje të ushtrimeve: noti, çiklizmi dhe vrapimi në të hapur. Ora e mençur do ta regjistrojë triatlonin e plotë nga fillimi deri në fund, duke përfshirë kohën e kalimit në mes të disiplinave.

Edicioni Watch GT Elegant do të jenë në dispozicion në variantet Magic Pearl White dhe Tahitian Magic Black Pearl, ndërsa rripat do të jenë në dispozicion në ngjyrë të zezë dhe të bardhë. Edicioni Active mundëson përzgjedhje midis portokallisë dhe të gjelbrës së errët, shkruan KOHA Ditore.

Orët e reja të mençura e implementojnë mbështetjen për GPS, Bloetooth, dhe kanë akselerometër, xhiroskop, magnetometër, senzor optik të punës së zemrës, sensor ambiental të ndriçimit dhe barometër. Orët punojnë me Android 4.4 ose me OS më të ri, si dhe iOS 9 ose më të të ri, dhe kanë rezistencë ndaj ujit prej 5ATM.

Huawei Watch GT Active do të kushtojë 249 euro, ndërsa edicioni Elegant do të kushtojë 229 euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme