Së shpejti arrijnë laptopët e rinj AMOLED të HP-së

Kompania e njohur e teknologjisë, HP, në muajin janar ka paralajmëruar se do të sjellë laptopin e saj HP Spectre x360 15 në version të ri me ekran AMOLED për këtë pranverë.

Tani pranvera ka arritur dhe duket se laptopët AMOLED të HP-së pothuajse kanë arritur po ashtu, transmeton Koha.net. Sipas AnandTech, HP do të fillojë të ofrojë versionin me ekran të ri në SHBA dhe Evropë duke filluar nga 19 prilli.

Gjithashtu, duket se Spectre x360 15 nuk do të jetë laptopi i vetëm i H-së që do të mbështesë ekranet AMOLED. HP, po ashtu, do të sjellë këtë version të ekranit edhe për modelin Envy x360 15.

Seria e laptopëve Envy, në fakt, është një më poshtë se seria Spectre e HP-së sa i përket dizajnit (dhe çmimit). Ata zakonisht janë më të trashë, të rëndë dhe me pamje elegante… por ata po ashtu kushtojnë më pak, shkruan liliputing.

Por në vitet e fundit, HP është duke sjell disa elemente të dizajnit nga seria e saj Spectre te laptopët Envy, përcjell Koha.net. Modelet e zbuluar këtë muaj, për shembull, kanë skajet më të holla dhe disa veçori të teknologjisë së fundit.

Tani, duket se ekranet AMOLED do të vijnë edhe te seria Envy brenda muajit të ardhshëm.

Ekranet AMOLED njihen për ofrimin e kontrastit më të lartë, pasi që ekranet OLED lëshojnë dritën e vetë në vend që të mbështeten në një ndriçim – dhe në mënyrë që të lëshojnë pamje të zezë, nuk lëshojnë fare dritë.

HP, po ashtu, thotë se laptopët e rinj me ekran 15.6-inç AMOLED ofrojnë mbështetje për HDR, ofrojnë këndin më të gjerë të pamjes dhe ofrojnë “shikueshmëri më të mirë në kushte të ndriçimit të lehtë” sesa ekranet LCD.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme