I gjente klinetë gruas së tij, policia italiane arreston shqiptarin që përdorete bashkëshorten për qëllimi prostitucioni

Më datë 18 maj 2022, efektivë të Sektorit të Policisë Kufitare Domodossola në Itali, në kryerjen e kontrolleve të zakonshme të kryera në tren, arrestuan një shtetas shqiptar 38-vjeçar, i cili po udhëtonte në trenin EC 57.

Arrestimi u krye në ekzekutim të urdhrit të kujdestarisë në burg për krime të keqtrajtimit në familje, plagosje të rëndë personale si dhe për shfrytëzim prostitucioni në dëm të ish-bashkëshortes, lëshuar nga Gip i Foggia.

Me kalimin e kohës, burri kishte kryer akte dhe sjellje të përsëritura të dhunshme ndaj gruas, duke e shtyrë atë të prostituohej, edhe nëpërmjet organizimit të takimeve me burra të ndryshëm, duke i dhënë më pas një pjesë të të ardhurave.

Policët e Sektorit të Policisë Kufitare të Domodossolës, pasi kishin përfunduar të gjitha hetimet e nevojshme, e shoqëruan burrin në burgun e Verbanias në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor procedues./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme