Gazetar: Angell Dimovski
Temperaturat përvëluese mbi 40 gradë po e përfshijnë vendin. Nga java e ardhshme priten temperatura jashtëzakonisht të larta, ndërsa nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike thonë se në të gjithë vendin temperatura do të jetë tejet të larta.
“Mot të nxehtë me temperatura më të larta presim të hënën dhe të martën, kur temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30 gradë, deri në 39 gradë. Në pjesën lokale, përgjatë luginës jugore të Vardarit ka kushte që temperatura ditore të arrijë edhe 40 gradë“, deklaroi Julijana Fidanoska Mishkoska, sinoptikane – Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Mjekët apelojnë që qytetarët të mos dalin jashtë në periudhën nga ora 11 deri në 17, përveç rasteve kur kjo është e domosdoshme. Ata thonë se pikërisht në këto orë, për shkak të temperaturave të larta, ka një numër të shtuar të kolapseve.
“Kur temperatura e jashtme është më e lartë se temperatura e trupit, pësojnë truri dhe zemra. Në fakt, organizmi përpiqet të ftohet, zemra rreh më shpejt me qëllim që të ftohet edhe bërthama e trupit të njeriut, prandaj ndodh djersitja. Gjaku shkon drejt periferisë dhe ndodh djersitja. Gjatë djersitjes humben elektrolitet dhe pikërisht ky çekuilibër elektrolitik ndikon në qendrën e ekuilibrit, ndërsa njerëzit i ndjejnë të gjitha simptomat e kolapsit, si zhurmë në veshë, tharje të gojës, dhimbje koke, lodhje dhe shqetësime psikike“, tha Elena Kareva Petrova, infermiere kryesore e Ndihmës së Shpejtë.
Petrova paralajmëron se temperaturat e larta ndikojnë negativisht në përqendrimin, gjë që në periudhën e fundit ka kontribuar në rritjen e numrit të aksidenteve në komunikacion. Ajo u bën thirrje qytetarëve që të marrin mjaftueshëm lëngje në kohë dhe të hidratohen rregullisht./Alsat.mk.
The post I nxehti ekstrem godet vendin, shmangni diellin nga ora 11:00 deri në 17:00 appeared first on Alsat.



