VLEN-i do të marrë drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet komuniteteve të cilën aktualisht e udhëheqë Ivan Stoilkoviq, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Kulturës. Kështu deklaroi sot sekretari i partisë Bekim Sali lidhur me epilogun e bisedimeve për rikonstruimin e Qeverisë të cilin e udhëheqë kryeministri Hristijan Mickoski. Nga resorët që do të humb drejtimin është Shëndetësia, por edhe pozita e zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, të cilët deri tani i kanë udhëhequr Azir Aliu dhe Arben Fetai.
“Mbetet Mjedisi Jetësor, Ministria e Ekonomisë, Drejtësia, Eurointegrimet, Kultura dhe Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Komunitetet . Ato janë 6 ministri resoriale”, deklaroi Bekim Sali, Sekretar i VLEN,
“Derisa zgjasin bisedimet gjithsesi është që të kemi tema të hapura, megjithatë këtë pjesë që e thash, qëndrojmë pas asaj”, theksoi Sali.
“Beton do të jenë kur t’i dëgjoni gjatë prezantimit, megjithatë betoni ynë është këtë që e themi”, shtoi ai.
Ministrat aktual të Ekonomisë, Eurointegrimeve, por edhe të Mjedisit Jetësor do të vazhdojnë t’i mbajnë kuadrot aktual, respektivisht Besar Durmishi, Bekim Sali dhe Muhamet Hoxha.
Sipas kryeministrit deri në mes të javës së ardhshme duhet të dihet epilogu i bisedimeve dhe ndryshimi i paralajmëruar i kuadrove. Paralelisht po zhvillohen bisedime edhe partnerin tjetër të Qeverisë ZNAM, të udhëhequr nga Maksim Dimitrievski. Jozyrtarisht, ZNAM-it i është ofruar Ministria e Bujqësisë në këmbim të Ministrisë së Drejtësisë./Alsat.mk.
The post VLEN zbardhi se cilat ministri do t’i udhëheqë pas rikonstruimit appeared first on Alsat.



