Dr Jakup Jakupi sërisht drejtor i Spitalit të Gostivarit, i shkarkuar në 2010 për skandal nga Bujar Osmani, emërohet nga Filipce!
Dr Jakup Jakupi, ish drejtori i qendres se spitalit të Gostivarit, që u shkarkua në vitin 2010 nga ministri i atëhershëm i Shëndetësisë Bujar Osmani për vjedhjen e një kasaforte me para dhe dokumente të rëndësishme, zgjidhet sërisht si drejtor i qendrës spitalore të Gostivarit.
Ne vitin 2010, kasaforta u vjedhur kishte materiale te rendesishme te cilat sipas gjitha gjasave jane vjedhur per te mbulluar mallzverzime te ndryshme financiare. Pas konstatimit te fondit shëndetësor si dhe ndërhyrjes se Ministrit te atëhershëm të Shëndetësise Bujar Osmani, drejtori i atehershëm u detyrua te jape dorëheqje, duke i kërkuar përgjegjesi pë vjedhjen e kasafortës qe peshonte 200 Kg.
Këto ditë dr Jakup Jakup sërisht emrohet nga BDI si shef i spitalit të Gostivarit, si kuadër i BDI, pa dhënë llogari dhe pergjegjesi per sefin e vjedhur ne 2010.
Si duket Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce ka vendosur ti mbyll syte ndaj këtij skandali, duke aprovuar kërkesën e BDI qe nje ish drejtor me dosje te dyshimte te emrohet serisht ne poziten e drejtorit të spitalit te Gostivarit.