I shkon policia për kontroll gruaja hedh në lumë hashashin

E hënë, 31 Tetor 2016 – Sakte.net

Një sasi prej dy thasësh lëndë narkotike, pesha e të cilit nuk është specifikuar, është hedhur në lumë nga një grua, teksa policia kishte nisur aksionin për arrestimin e bashkëshortit të saj dhe nipit të tyre.

Rasti është regjistruar në Pukë, ku policia ka shpallur në kërkim shtetasit me iniciale L.K, 44 vjeç, dhe A.P, 30 vjeç. Policisë i kishin informacione se këta shtetas kishin lëndë narkotike gati për shitje.

“Menjëherë u organizuan shërbimet e D.V.P.-Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të policisë Pukë, dhe nga kontrolli i ushtruar si dhe verifikimet e bëra, rezultoi se në banesë këta shtetas kishin fshehur një sasi të dyshuar lëndë narkotike në 2 thasë por bashkëshortja e shtetasit L.K. e kishte hedhur në lumë dhe kqyrja e vendit të ngjarjes në lumin e fshatit Kryezi u gjet një sasi prej 190 gr lëndë e dyshuar narkotike cnnabis sattiva e mbetur nga thasët, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia e Shkodrës.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .

14881335_10209297644071818_161425970_o14876197_10209297644911839_880433335_o14895570_10209297644551830_849936994_o

/Ora News/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme