I shpërthen skandali Vucicit, djali i tij i dha një çantë me para një krimineli të luftës

“Kapiten Dragani”, një i dënuar për krime lufte në Serbi, po raportohet se ka marrë nga Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, një çantë me para ku ishin 30 mijë euro, një makinë e një banesë.

Gazeta “Danas” e cila është ndër të vetmet media kundër pushtetit në Serbi, ka raportuar se Danilo bashkë me shokë ia ka dhuruar këto të mira materiale të dënuarit të lartëpërmendur për krime lufte, transmeton lajmi.net.

“Kapiten Dragani”, siç bëhet e ditur, e ka vuajtur dënimin në Kroaci ku më pas është kthyer në Beograd.

Ndaj këtij skandali ka reaguar edhe presidenti Vuçiq i cili ka nxjerrë arsyetime se meqenëse atij “s’po i gjejnë gabime, po ia sulmojnë djalin”.

Ndryshe, Dragan Vasilijkoviq, me nofkën “Kapiten Dragan” është i dënuar me 15 vite burg për krime lufte nga Gjykata e Splitit në Kroaci. Ai është lëshuar nga burgu më 2020.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme