Ekskluzive: Nga Maqedonia dëbohet diplomati i radhës rus

Në një lajm ekskluziv për portalin Almakos marrim vesh nga burime të brendshme nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut se në muajin shtator është dëbuar përsëri një diplomat i lartë rus.

A.G. sekretar i dytë,  u largua nga Maqedonia edhe pse mandati i tij mbaronte me 31.12.2022.

Kjo gjë u bë për shkak të presionit të madh ndaj tij prej intelegjencës maqedonase dhe në heshtje të “dakorduar” ai u largua nga vendi.

Përndryshe, A.G. si sekretar i dytë mandatin në Maqedoninë e Veriut e ka filluar në shtator të vitit 2019.

Para ca kohësh , portali Almakos ka raportuar se nga Maqedonia e Veriut u patë dëbuar përsëri një diplomat tjetër rus për veprimtari dhe veprime të pahijshme diplomatike.

Po ashtu nga Maqedonia është larguar edhe  zëvëndës atasheun ushtarak A.Sh., i cili sipas burimeve tona ka bërë veprime të pahijshme diplomatike.

Lufta diplomatike që Rusia po mundohet ta shtrijë në Maqedoninë e Veriut është ashpërsuar sidomos pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO./Almakos/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme