I vendosën eksploziv në makinë para disa vitesh/ Jep dorëheqjen Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, ja arsyeja

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ani DyrMishi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij. Sikurse raporton abcnews, ky vendim ka ardhur për arsye personale. DyrMishi qëndroi në krye të Hekurudhës Shqiptare nga viti 2018, ndërsa më herët ai mbante detyrën e drejtorit të Hipotekës Durrës.

Kujtojmë se në nëntor të vitit 2018, një sasi lënde eksplozivi u gjet në makinën e Dyrmishit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi ishte vetë Dyrmishi, ai i cili pikasi lënën plasëse, e cila ishte vendosur pranë makinës së tij të parkuar në lagjen nr. 4 në një shishe plastike dhe pranë saj edhe një telefon celular. Ai nuk ka hipur në makinë dhe ka njoftuar menjëherë policinë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme