Një person është gjetur i vdekur nga zjarri i rënë më herët në godinën e gurtë të spitalit Papanikolaou në Selanik.
Sipas informacioneve të para nga Shërbimi Zjarrfikës, personi është gjetur i karbonizuar në katin e dytë të godinës së Klinikës Pulmonare, në krahun e Covid nga ku ka nisur zjarri.
Në vendngjarje po punojnë forca të forta zjarrfikëse me 11 automjete dhe 30 persona.
“Një pacient i vuri flakën”, thotë drejtori i klinikës së Covid.
“Një pacient që po trajtohet për koronavirus me siguri i vuri flakën”, tha për Open Diamantis Chloros, drejtor i klinikës së Covid në Papanikolaou.
Sipas tij, kjo lëvizje e pacientit nuk është vërejtur dhe kështu zjarri është përhapur me shpejtësi në pallatin trekatësh, ku po trajtohen 20 pacientë të sëmurë rëndë me koronavirus.
“Tymi është shumë i dendur dhe për momentin nuk e dimë se çfarë po ndodh me 20 pacientët” , theksoi z. Chloros.
Që në momentin e parë, forcat zjarrfikëse kanë ndihmuar në evakuimin e pacientëve dhe personelit mjekësor./GSH









