Ideja e Qosjes për ndarje të Kosovës, budallallëk me brinj

Pas deklaratave të akademikut Rexhep Qosja për ndarje të Kosovës, ka reaguar zëshëm opiniosti Nexhmedin Spahiu. Sipas tij, kërkesa e Qosjes për një ndarje të Kosovës është, siç e ka quajtur ai, budallallëk me brinj.


Sipas Spahiut, Kosova pa veriun e saj nuk mund të funksonojë si shtet.
“Kërkesa e Qosjes për ndarje të Kosovës, është një budallallëk me brinj. Kosova pa veriun e saj nuk mund të funksionojë si shtet”, ka thënë ai.

Po ashtu, analisti që përkrah idenë e kombit kosovar, ka thënë se Qosja ka pasur një karrierë të dështuar e të bazuar në inate.
Në çështjet politike, Qosja ka dështuar. Ai gjithe karrierën e tij politike e ka të karakterizuar me inate ndaj personaliteteve të caktuara të politikës shqiptare”, ka thënë Spahiu.

Ndërkaq, ai nuk ka lënë pa komentuar edhe Akademinë e Shkencave të Kosovës, pjesë e të cilës është Rexhep Qosja, duke thënë se ajo nuk është Akademi e shkencës, por një institucion pensionistësh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme