Analisti Ergys Mërtiri theksoi se kryeministri Edi Rama është i shqetësuar nga protesta që vijon prej tre muajsh kundër tij, por sipas tij, e vetmja garanci që e mban atë në pushtet është lideri i opozitës, Sali Berisha.
Në një intervistë për News24, ai tha se protesta e ka dëmtuar dhe shkatërruar imazhin qeverisë së Ramës.
Sipas tij, problemi i vetëm që ka Rama është protesta. Analisti tha se problemi nuk janë ministrat, por vetë Rama, pasi ai e dikton politikën.
“Protesta ia dominon axhendën protestës. Rama nuk ka asnjë hall tjetër përveç protestës. Problemi i vetëm që ka është protesta. Rama nuk ka hallin për t’i kërkuar ministrave llogari se si po qeverisin, por për të bërë zap partinë që zërat e shumtë të mos reagojnë. Rama po i bën këto për t’i mbajtur aktorët politikë në heshtje dhe të mos bashkohen me protestën për t’i kërkuar dorëheqje dhe për të prodhuar truke që të gënjej sikur po reflekton dhe po ndryshon politikë për shkak të protestës. Nuk janë ministrat problemi, por ai. Sepse ata qeverisin sikurse ai do.”
Analisti tha se të gjithë e dinë brenda PS-së se nuk mund të vijohet më përpara por se ata duhet të duhet që të ngrenë zërin për qytetarët.
“Në PS, të gjithë e dinë se nuk ecet më me Ramën. E ka çuar vendin në gjendje problematike. Krimi është duke qeverisur. Korrupsioni është në nivele të paimagjinueshme. Po bien shokët një nga një në burg. Nuk çelin gojën se janë të kërcënuar. Rama e ka kapur partinë dhe kushdo që flet është ik rrezikuar të përjashtohet nga politika. Kështu edhe në PD. Të gjithë e dinë se Berisha nuk mund të jetë më alternativë. Shqiptarët e kanë hequr me 1 milionë vota dhe prapë askush nuk ngre zërin në PD.”
Sipas analistit, protesta duhet që të prodhojë mosbindje civile për të bërë të mundur largimin e kryeministrit.
“Protesta duhet të prodhojë mosbindje civile në shumë sfera, por veçanërisht në sferën politike. Që reaktorë te tjerë politikë të mos i binden Ramës dhe nëse ndodh kjo Ramës i bëhet e pamundur qeverisja. Pa “kokën’ e Ramës nuk mund të normalizohet situata“, shtoi ai.
The post “Imazhi i qeverisë është shkatërruar”, Analisti: Në PS, të gjithë e dinë se nuk ecet më me Ramën! Protesta duhet të prodhojë mosbindje civile për largimin e tij appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



