iPhone 7s mund të vijë edhe me ngjyrë të kuqe

Sipas zërave të fundit në rrjet, duket se Apple po përgatit prezantimin e 3 modeleve të iPhone vitin që vjen.

Ato do të jenë iPhone 7s, iPhone 7s Plus dhe iPhone 8, i cili do të ketë një ndryshim madhor përsa i përket ekranit.

Siç ju kemi njoftuar shpesh, ai do të integrojë teknologjinë e fundit LCD e cila lejon imazhe me kualitet më të lartë por dhe konsum më të ulët të baterisë.

Lajmi më interesat është fakti që ekspertët mendojnë se iPhone 7s dhe 7s Plus do të vijnë të modeluar edhe në dy ngjyra të tjera, ku njëra nga ato do të jetë ngjyra e kuqe, përcjell iphonealbania.

Kjo zgjedhje duket mjaft kurajoze, sipas ekspertëve, sepse deri tani kjo ngjyrë nuk është përdorur masivisht në ndërtimin e SmartPhone dhe kurioziteti është mjaft i madh.

Gjithsesi këtoj janë lajme që vijnë nga burime jo zyrëtare të cilat do të konfirmohen vitin që vjen, kur Apple të prezantojë modelet e reja, ku datat pritet të jetë ato në vjeshtën që vjen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme