E mërkurë, 09 Nentor 2016 – Sakte.net /
Së shpejti nuk do të keni nevojë që të përdorni karikuesit tradicional me kabull për të ushqyer iPhone-in tuaj.
“Foxconn”, një kompani kineze që furnizon me pjesë iPhone, raportohet se është duke testuar një modul për mbushje me wireless për iPhone 8 i cili do të lançohet vitin e ardhshëm.
Kjo nuk është hera e parë që raportohet se iPhone 8 do të mund të mbushet përmes wirelessit, pasi edhe në janar një raport i “Bloomberg” thoshte se Apple është fokusuar në teknologjinë e mbushjes me wireless.