iPhone feston sot 10 vjetorin e krijimit, ja disa detaje për smartfonin revolucionar

Pikërisht si sot 10 vite më parë, kompania “Apple” ka linçuar për herë të parë telefonin smart në vitin 2007 në panairin e San Francisco si një surprizë. Prezantimi i Steve Jobs asokohe la me gojë hapur të gjithë njerëzit, pasi për kohën ai lloj telefoni ishte një zhvillim i madh teknologjik. Fillimisht prezantimi i këtij produkti u pa me dyshim nga njerëzit, pavarësisht se Jobs premtoi se ky telefon do të ishte revolucionar. Edhe ashtu siç tha edhe themeluesi, menjëherë pas publikimit të iPhone “Apple” u bë një prej kompanive më të vlerësuara monetarisht.

Pasi ky telefon u lançua nisën edhe spekulimet për krijimin e iPhone 2. Në tetor të 2008, iPhone kishte shitur plotë 10 milionë kopje në gjithë botën, e ndërsa 10 vite më pas, shitja e tyre ka kaluar 1 miliardshin.

Teksa ndodhemi në këtë ditë, “Apple” po bëhet gati të prezantojë për njerëzit iPhone 8, i cili pritet të vijë me risi të reja të cilat janë mbajtur disi të rezervuara. /Opinion.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme