Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk duhet të kushtëzohet me liberalizimin e vizave, por me ikjen e kësaj qeverie.
Ai ka thënë se derisa Serbia zhvillon një fushatë të ndyrë kundër Kosovës, dialogu është i shantazhuar dhe se BE-ja duhet ta ndalë atë, njofton Sakte.net
“Dialogu nuk kushtëzohet me liberalizimin e vizave, por dialogu kushtëzohet me ikjen e kësaj qeverie dhe, dialogu kushtëzohet me ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së shtetit serb për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës. Deri sa Serbia zhvillon fushatë të tillë, dialogu është i shantazhuar, prandaj BE duhet paraprakisht ta ndalë Serbinë nga kjo fushatë e ndyrë, ka shkruar Mustafa, në llogarinë e tij të Facebook-ut.
“Për liberalizimin, edhe zogjtë e maleve, siç thotë populli, e dinë se kush e pengoi. Ne duhet ti lusim vendet e BE-së që ato të mos sillen ndaj këtij procesi ashtu si u sollën disa parti dhe disa deputet tanë”.



