Paris: Trump dhe Erdogan zhvilluan takim gati treorësh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zhvilluar një bisedë gati treorëshe me Presidentin e Turqisë, Recep Tajip Erdogan në kuadër të ceremonisë së zhvilluar në Paris, ku pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe presidenti Hashim Thaçi.

Burime nga zyrtarë të lartë shtetërorë i kanë konfirmuar gazetarit Baton Haxhiu se Siria, vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën e Stambollit dhe çështja e burgosjes së priftit në Turqi ishin temat kyçe të këtij takimi mes tyre, njofton Klan Kosova.

”Takimi më i rëndësishëm ka ndodhur mes Trump edhe Erdogan. Për dy orë e gjysmë sa ka zgjatur mikëpritja franceze ka pasur një bisedë gati të paprecedantë. Ka pasur një të veçantë mes tyre pasi edhe përkthyesit u lodhën duke transmetuar atë se çka bisedonin ata të dy”.

”Nga burimet thonë se janë tre tema për të cilat është diskutuar: çështja e Sirisë, vrasja e Jamal Khashoogii sepse autoritetet turke kanë shpërndarë atë se cka ndodhur me gazetarin dhe çështja e tretë ka qenë ish- prifti i burgosur që dikur Erdogan e kishte prerë në besë zotrin Trump duke i premtuar se do ta lironte nga burgu”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme