Lubisav Ivanov – Xingo, kryetari i Partisë Socialiste dhe ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Sllobodan Millosheviqit është ideatori për Platformën Maqedonase, e cila së shpejti do të dal në publik. Xingo aktualisht është pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE, që ka një deputet dhe një ministër në qeverisjen aktuale dhe të deritanishme. Kjo është theksuar në rrjetet sociale dhe nga ish-politikanë që Xingon e kanë quajtur bashkëpunëtor të Millosheviqit.
Partia socialiste e Maqedonisë publikoi një iniciativë për përpilimin e një platforme maqedonase gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e interesave vitale nacionale si dhe ato shtetërore. Kjo parti ju bëri thirrje gjitha partive maqedonase që tu bashkangjiten një iniciative të tillë.
Për kryetarin e Partisë demokratike serbe në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq platforma maqedonase do të ishte e pranueshme vetëm si kundërpërgjigje e paltformës shqiptare.
“Mua nuk më shqetësojnë kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni, por BE dhe SHBA të cilat heshtin dhe nuk reagojnë në këto paralajmërime për dalje nga kornizat e marrëveshjes së Ohrit. Përse heshtin?”, ka theksuar mes tjerash kryetari i partisë serbe në Maqedoni, Stoilkoviq.
Mundësinë për një kundërpërgjigje të tillë e paralajmëroi edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski , ndërsa partia socialistet vetëm se kane ngritur një iniciativë të tillë. Në rrjetet sociale janë shfaqur shumë fanpage ku paralajmërohet një platformë maqedonase.