Ish-kandidati për president të SHBA-ve planifikon të vizitojë Kosovën

Senatori amerikan dhe ish-kandidati i nominuar nga Partia Republikane për president të SHBA-ve, John McCain ka pasur një takim me ministrin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, të cilit i ka thënë se planifikon të vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt.

Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli është takuar me senatorin amerikan John McCain, nënsekretarin amerikan të Mbrojtjes Brian McKeon, si dhe me sekretarin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Michael Fallon.

McCain ka qenë kandidat për president të Amerikës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, kur humbi garën ndaj presidentit aktual të SHBA-ve, Barack Obama.

Siç njofton MSFK-ja, ministri Demolli e falënderoi senatorin Mekejn për mbështetjen e tij gjatë dy dekadave për Kosovën, si një nga zërat më të fuqishëm dhe më të palëkundur të angazhimit amerikan në Kosovë.

“Nga ana e tij, senatori konfirmoi se po planifikon të vizitojë Kosovën së shpejti dhe të shoh nga afër progresin e arritur, si dhe të konfirmojë se do të vazhdojë të jetë i përkushtuar ndaj angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vizionin euroatlantik të shteteve të Evropës Juglindore”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministri Demolli, gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Halifax të Kanadasë, ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri u takua edhe me sekretarin e Mbrojtjes së Parlamentit të Gjermanisë, z. Ralf Brauskiepe.

Gjithashtu, ministrit Demolli në Halifax, zhvilloi takim me nënsekretarin amerikan të Mbrojtjes z. Brian McKeon, ku mori pjesë në takimin e organizuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, së bashku me ministrat tjerë të rajonit.

Në këtë takim, ministri Demolli bisedoi me nënsekretarin McKeon, lidhur me bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë dhe proceset nëpër të cilat është duke kaluar FSK-ja.

Fokusi parësor i këtij takimi ishte bashkëpunimi shumëpalësh si dhe angazhimi i të gjitha vendeve të rajonit në integrimet euroatlantike.

Në fjalën e tij, ministri Demolli theksoi rëndësinë që rajoni ynë të mbetet i përkushtuar në vlerat e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë, si dhe njëkohësisht të rrisin bashkëpunimin e tyre në kuadër të rrugëtimit për të qenë vende anëtare të NATO-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme