Ish-kryeministri i Suedisë: Europë, mbroje Erdoganin!

“Brukseli është në gjumë, apo thjesht i paditur?”

Kështu shkruan Carl Bildt, ish-kryeministri i Suedisë dhe bashkëkryetari i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, në një artikull të tij të botuar te Politico.

Si një prej zërave të paktë kritikë ndaj qëndrimit të turpshëm të Europës ndaj puçit ushtarak në Turqi, ish-kryeministri suedez u sugjeron udhëheqësve europianë të shprehin mbështetjen për qeverinë turke të zgjedhur me votë të lirë.

Ata duhet të shkojnë menjëherë në Turqi, thotë Bildt, për të shprehur solidaritetin me presidentin, me qeverinë, me udhëheqësit në parlament e në vend, që i bënë ballë përpjekjes për një grusht shteti.

“BE-ja do të qe në një pozitë shumë më të mirë sot nëse sikur udhëheqësit e saj të kishin shkuar menjëherë në Turqi për të treguar tmerrin e tyre për puçin,” thotë mes të tjerash ish-shtetari i lartë suedez.

Carl Bildt bën një përshkrim të gjendjes nëse puçi do të kishte patur sukses. Ai thotë se Turqia do të ishte përfshirë nga lufta civile, nga gjakderdhja, e se veç refugjatëve sirianë, miliona turq do të kishin vërshuar drejt Europës.

“BE-ja do të përballej tani me një katastrofë të refugjatëve të përmasave shumë më të mëdha se të 2015-tës”.

Bildt i kritikon udhëheqësit europianë që nuk denjuan ta vizitojnë Turqinë pas përpjekjes për grusht shteti.

Dhe për ta bërë më dramatike shpërfilljen europiane ndaj të zgjedhurve në mënyrë demokratike në Turqi, ish-kryeministri suedez zgjedh të shkruajë në fund të analizës së tij:

“Tani presidenti Putin mund të jetë udhëheqësi i parë që do të takohet me Erdoganin pas puçit. Nëse kjo ngjet, do të jetë turp për Europën!” /tesheshi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme