Ivanka e bindi Trumpin që të nisë sulmet në Siri?

Vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump që të bombardojë me 59 raketa bazat e ushtrisë siriane ishte ndikuar nga vajza e tij, Ivanka Trump, e cila kishte çdo gjë për ta bindur babanë e tij President, që të ndëshkojë ushtrinë e Bashar al-Assad.


Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Trump e kishte kundërshtuar shumë kohë një intervenim të mundshëm në Siri, edhe si qytetar por edhe tash si President.

Por, duket se Trump e ka ndërruar mendimin, pas vlerësimeve të shumta të administratës së tij, por edhe qëndrimit të vajzës së tij, e cila është emëruar këshilltare pa pagë në Shtëpinë e Bardhë.

Një burim i afërt me familjen Trump tha: “Ivanka po ka gjithnjë e më shumë ndikim në politikat dhe vendimet e babait të saj”.

trump-893245

“Ajo i tha qartë babait të saj se diçka duhet të ndërmerret si ndëshkim për Assadin pas sulmit kimik mbi fëmijët në Siri”, citohet të ketë thënë burimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme