Izraeli vazhdon sulmet ajrore në Gaza në ditën e parë të Bajramit

Në ditën e parë të festës kryesore të muslimanëve, Ramazan Bajramit, ushtria izraelite ka njoftuar se forcat e saj kryen dhjetëra sulme ajrore në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, ku po kryen një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake për gjatë gjashtë muajve të kaluar, transmeton Anadolu.

“Gjatë 24 orëve të fundit, avionë luftarakë dhe dronë shënjestruan dhjetëra objektiva në zona të ndryshme të Rripit të Gazës”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga ushtria.

Në njoftim po ashtu përmenden “përplasjet ballë për ballë” me luftëtarët palestinezë në Gazën qendrore.

Prania e ushtrisë izraelite në Gaza tani është e kufizuar në Brigadën Nahal të stacionuar përgjatë aksit Netzarim që ndan veriun dhe jugun e enklavës, me synimin për të parandaluar kthimin e palestinezëve të zhvendosur në veri.

Lëvizja palestineze Hamas ende nuk e ka komentuar njoftimin e ushtrisë izraelite.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse ndaj Rripit të Gazës që nga sulmi ndërkufitar i 7 tetorit nga Hamasi kur sipas Tel Avivit u vranë afër 1.200 njerëz. Që atëherë, të paktën 33.300 palestinezë janë vrarë në territorin palestinez dhe rreth 76 mijë të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme