Një studim i bërë nga Superdrug tregon se çfarë i ndodh trupit të mashkullit brenda 24 orëve pasi e merr këtë hap.
12 minutat e parë
Viagra vepron shumë shpejt. Ajo merr kohë vetëm 12 minuta për të i shkaktuar ereksion një mashkulli që ka këtë problem.
Pas 27 minutave
Nëse nuk ka ndodhur në 12 minutat e parë, atëherë ju do të keni një ereksion të fortë në gjysmën e parë të një ore.
Hulumtuesit kanë zbuluar se efekti mesatar i Viagres është vetëm 27 minuta.
Pas 57 minutave
Pasi të ketë kaluar pothuajse në orë e plotë ju do të arrini ereksionin më të mundshëm pasi ilaçi arrin përqendrimin më të lartë në gjak.
Ekspertët thonë se duhet ta përdorni Viagrën 1 orë para se të bëni seks.
Pas 4 orëve
Viagra e ka një jetëgjatësi prej 4 orësh pastaj efekti i saj zvogëlohet me 50%.
Pas 10 orëve
Shkencëtarët kanë zbuluar se edhe pas 10 orëve meshkujt mund të arrinin një ereksion të fortë.
Pas 12 orëve
Shumë meshkuj mund të arrijnë ende ereksionin por nuk do ju zgjasë.
Koha mesatare e një ereksion pas kësaj kohe është rreth 16 minuta.
Pas 24 orëve
Pas një dite efektet e kësaj droge do të hiqen pothuajse të gjitha.
Veç kësaj, të gjitha gjurmët do të zhduken nga qarkullimi juaj i gjakut, bashkë me nxitjen seksuale.
Si funksionon Viagra?
Kur ju e gëlltitni atë në formë të një hapi, komponenti cGMP i hollon venat e gjakut duke e lejuar gjakun të qarkulloj më lehtë.
Prandaj, gjaku qarkullon më lirshëm në penis, duke e bërë më të lehtë për meshkujt të arrijnë ereksionin.