E mërkurë, 09 Nentor 2016 – Sakte.net /
Donald Trump duket se i ka hapur luftë emigrantëve me politikën e tij egocentrike. Po ashtu, ndërtimi i pretenduar i murit me Meksikën ka frikësuar botën e diplomacisë
Sikur të mos mjaftonte me kaq, ai ka vënë në pikëpyetje ardhjen e myslimanëve në Amerikë. “E duam Amerikën të sigurt përsëri”, është slogani i tij.
Trump ka deklaruar se vizita e parë jashtë shtetit në rolin e presidentit të ri do të jetë në Moskë, për një takim me Putin për të gjetur gjuhën e përbashkët në luftën kundër terrorizmit islamik.
Por ky hap i kujton amerikanëve shumë skandale që lidhen me vendin e tyre ku protaogniste ishte Rusia. Megjithatë, këto plane mbeten pezull.
Vetëm 100 ditë në epokën Trump, thotë një analizë e “The Economist”, janë premtime pa bosht që as vetë miliarderi nuk di përse i bën.
Më parë ai kishte njoftuar për një vizitë në Pekin, por asgjë nuk është bërë pulbike në axhendën e tij. Tronditjet e para kanë ardhur. Lëvizjet e para ekonomike nga autoritetet kineze ndaj kompanive amerikane kanë përhapur panik tek investitorët.
Firma e parë që u godit ishte ajo e prodhimit të avionëve, “Boeing”, ditë pasi në një nga fjalimet e tij Trump e quajti gabim ndërtimin e një tjetër filiali të gjigandit të hapësirës në Kinë.