Ja kush janë përfituesi e banesave sociale në Prishtinë (Lista)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se tashmë janë përzgjedhur emrat e përfituesve të 50 banesave sociale.

Ahmeti gjithashtu ka dhënë edhe shifrat e aplikuesve nëpër faza, duke nisur nga numri i përgjithshëm deri në numrin e përfituesve në shkallën e fundit.

Sipas tij në këto banesa do të strehohen 50 familje me gjendje të rëndë ekonomike dhe 50 tjera që vijnë nga kategoritë e luftës.

Ahmeti para medieve tha se komuna gjatë tri deri në pesë vitet e ardhshme do t’i strehojë 245 familje në nevojë.

Kryetari foli edhe  për procesin e përzgjedhjes së banesave e që sipas tij ka qenë shumë transparent. Madje ai tha se ky proces duhet të aplikohet edhe në komunat tjera./Indeksonline/

TEMAT

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme