Ja zbulimet e muslimanëve që e ndryshuan botën

Prej kafes nëpërmes çeqeve e deri te “racioni trepjesësh”, spapunit, vakcinës, bota islame na ka ofruar shumë inovacione dobiprurëse, e që ne perëndimorët i marrim të gatshme.

1. Legjenda thotë se arabi me emrin Halid i dërgonte dhitë në kullosë në rajonin Kaffa, e cila gjendet në Etiopinë Jugore. Ai vërejti se dhitë për një moment u bënë tepër gjallëruese pas konsumimit të kokrrave nga disa bimë të caktuara.
I vloi disa kokrra në ujë të nxehtë, dhe kështu provoi kafen e parë në histori. Shënimet e para që tregojnë për përdorimin masiv të kafesë na bëjnë me dije se eksporti i kokrrave të kafesë nga Etiopia drejt Jemenit, ku kjo pije është përgatitur nga lënda e përmendur e që sufit shërbeheshin me qëllim të largimit të gjumit dhe kalimit të natës në lutje.
Deri në shek 15 kjo pije arriti ne Meke dhe Turqi, prej ku në vitin 1645 është bartur për në Venecia.
Në vitin 1650 pija e kafesë është sjellur në Angli. Atë e solli Turku me emrin Pasqua Rosse, dhe ishte Rosse i pari që hapi kafenenë në Londër në rrugën Lombard. Fjala arabe për pijen e kafes “qahwa” në gjuhën turke është shëndrruar në “kahva”, në Itali këtë e emërtuan “caffe”, ndërsa në gjuhën angleze “coffee”.

2. Grekët e lashtë mendonin se sytë tanë emetojnë rrezet e dritës, krahas laserit, dhe për këtë edhe mundë të shikojmë. Personi i parë që kuptoi se drita depërton në sytë tanë, e nuk del nga ato, ishte matematikani, astronomi dhe fizikani islam Ibën el – Haithem.
Ibën el – Haithemi e zbuloi për herë të parë “Camera Obscura” – fjala kamerë nga gjuha arabe “qamara për dhomën e errët ose të ndarë”
Ibën Haithemit, përveç tjerash, i takon merita edhe për vendosjen e fizikës si shkencë në kuptimin modernë të fjalës “fizikë” (shkencë e mbështetur në eksperiment) dhe ekzekutimin e saj nga rrethi i filozofisë.

3. Një lloj i shahut është luajtur në Indinë e lashtë. Loja e shahut në formën si e njohim ne sot është zhvilluar në Persi, prej nga në shekullin 10 nëpërmes arabëve të Spanjës është zgjeruar në Evropë dhe Lindje deri në Japoni. Fjala “rook” (fjalë e anglishtes për figurën e shahut tek ne e njohur më emrin “top”) rrjedh nga fjala Persiane “rukh” – karrocë – pajton.

4. Një mijë vite para vëllezërve Wright, poeti Islam, astronomi, muzikanti dhe inxhinieri me emrin Abasë bin Firnas, tentoi të konstruktoi makinën e parë fluturuese me të cilën njeriu do të ngjitej në hapësirat e ndritshme krahas zogjve.
Në vitin 852 sipas Isës a. s. duke u shërbyer me pëlhurën e madhe e formuar me një konstruksion të lashtë, kërceu nga minarja e Xhamisë së Madhe në Kordovë të Spanjës. Mendonte se me anë të rrezeve do të fluturonte sikur zogjtë. Mirëpo nuk pati fat. Pëlhura e ngadalësoi rënien e tij, dhe ky ishte parashuta i parë në historinë njerëzore. Abbas ibën Firnasi gjatë rënies fitoi disa plagë të vogla.
Ky njeri i madh, pionier i aviacionit nuk u ndal me kaq. Vazhdoi me hulumtimet e tij duke e perfeksionuar konstruksionin e makinës fluturuese dhe në fund të vitit 875, në moshën 70 vjeçare, e përsosi edhe më shumë konstruksionin dhe dizajnin e makinës fluturuese, e cila ishte e punuar nga mëndafshi dhe puplat e shqiponjës. Sërish tentoi të arrij ëndrrën e vazhdueshme të njeriut për të fluturuar. Këtë herë është ngritë në lartësi nga maja e maleve. Fluturoi përafërsisht në një lartësi dhe qëndroi rreth 10 minuta. “Aterrimi” nuk shkoi edhe aq lehtë. Erdhi deri te një ngufatje e vogël, sepse Ibën Firnasi, makinës së tij fluturuese nuk ia kishte vendosur bishtin, që në rast fluturimi do të shërben për të ruajtur ekuilibrin. Aeroporti ndërkombëtarë në Bagdad dhe krateri në Hënë bartin emrin e viganit të madh të botës Islame.

5. Larja dhe pastrimi janë obligime fetare për myslimanët. Pikërisht, ndoshta kjo është arsyeja pse myslimanët përsosën prodhimin e sapunit, ashtu si e përdorim ne sot. Egjiptianët e lashtë dinin për një tym që quhej sapunë, po ashtu dhe romakët këtë sapunë e përdornin në vend të brilantinës (yndyrë për lëkurën). Ishin të parët myslimanët që kombinuan vajin të fituar nga pemët me sodium hidroksidin dhe gjërat aromatike.
Një nga karakteristikat kryesore e cila është e ndjeshme dhe e rafinuar, me aroma të përshtatshme me të cilat ishin mësuar myslimanët, e që kishte lënë mbresa te kalorësit krishterë, është se krishterët për dallim nga myslimanët nuk pastroheshin dhe kundërmonin. Shaponin në Angli e solli myslimani i cili ne bregdetin e Brightonit e hapi banjën (hamamin) në vitin 1759. Pronari i kësaj banje kishte për detyrë të kujdeset rregullisht për pastrimin e monarkëve Britanik, Mbretin Georg IV dhe Wiliamin IV.

6. Distilimi, metoda e ndarjes së lëngshmërisë në bazë të pikave të ndryshme të mbylljes, është zbuluar përafërsisht rreth viteve 800 nga ana e shkencëtarit elitar islam Xhabir ibën Hayyanit, që transformoi alkiminë në kimi duke zbuluar shumë nga proceset bazë të kimisë (kristalizimin, distilimin, oksidimin, filtrimin …) dhe veglat e punës të cilat edhe sot e kësaj dite përdoren në mbarë botën në laboratorët kimik.
Zbuloi acidin sulfurik dhe në bazë të eksperimentimit dhe zbulimeve që i bëri Xhabiri ishte në gjendje të bëjë parfume çfarë i përdorim edhe sot.
Ibën Hajani është themelues i kimisë moderne.

7. Crank – Shaft është mjeti që shpien lëvizjen qarkore në vijë të drejtë, dhe bazë e shumicës së makinave moderne, si dhe motorit me djegie të brendshme. Si një nga shpikjet më të mëdha në mekanikën moderne është zbulimi i inxhinierit gjenial islam me emrin al – Xhazari, i cili do të bëjë të mundur shpejtimin e ujitjes së rajoneve të thata. Në librin “Veglat mekanike” e vitit 1260, ka treguar edhe shpikjet tjera te veta, si dhe rregullimin e atyre ekzistuese. Ka zbuluar orët e para mekanike që i lëvizte uji. Al – Xhazari ishte babai i robotikës. Në mesin e 50 shpikjeve të tija gjendet edhe brava me kombinime (shifrore).

8. “Futrovimi” – metoda e qepjes e materialit izolues në mes dy copave të holla të pulhurës. Nuk është e sigurt se a është ky zbulim i botës Islame apo bota islame këtë metodë e ka përvetësuar nga India ose Kina, për ta përsosur edhe më shumë.
Megjithatë, është e sigurt se metoda e përmendur është bartur në Perëndim nga ana kryqtarëve gjatë kohës së luftës së kryqëzatave, ku patën rastin të shohin se si luftëtarët mysliman për duke përdorur këtë metodë shërbehen me kashtën e futur në mes dy copave të pëlhurës. Pastaj, këtë e përdornin në vend të metalit të rëndë të blinduar.
Metoda është treguar jashtëzakonisht e suksesshme, duke ofruar përveç lëvizjes edhe mbrojtje ideale në betejat kundër kryqtarëve. Gjithashtu, është dëshmuar se ofron jashtëzakonisht izolim të mirë dhe të nxehtë. Prandaj edhe në Perëndim, ku dominonte klima e ftohtë, metoda e “frutimit” për shkak të karakteristikave të saja që ofronte izolator të nxehtë, shumë shpejt u përdorë gjatë prodhimit të pajtoneve.

9. Në arkitekturë harku sipas të cilit e njohim stilin Gotik, e që është edhe karakteristika elementare e ndërtimit të katedraleve impresive në stilin Gotik, natyrisht se është e arritur arkitektonike e botës Islame. Harku Gotik është shumë më i ashpër se sa ai roman me të cilin shërbeheshin Romakët dhe Normanët, e që ishte i domosdoshëm dhe mundësonte ndërtimin e objekteve të mëdha impresive.
Krahas kësaj Perëndimi nga myslimanët ka marrë xhamllëkun dhe teknikën e ndërtimit të kupolave. Kështjellat Evropiane janë kopje a atyre në botën islame, me prerjen për shigjetat, së bashku me bedenat dhe kullat. Kullat në formë të katrorit patjetër duhej të tërhiqeshin para ndërtimit më të lehtë të kullave mbrojtëse me formë qarkore. Arkitekti që e ndërtoi kështjellën e Henrit V ishte mysliman.

10. Shumica e instrumenteve moderne në kirurgji janë kopje të sakta të instrumenteve nga shekulli i 10 të përdorura nga kirurgu mysliman al – Zahravi. Neshterët (brisqe në med. shën i përkthye) e tij, sharrat e eshtrave, piskrrat gërshërët që i përdorte para operacionit, si dhe shumicën e 200 instrumenteve që ka projektuar, edhe sot janë pjesë përbërëse e kirurgjisë moderne.
Ishte i pari që u shërbye me materialin zbërthyes për qepjen para operacioneve të organeve të brendshme. Në shekullin e 13 një mjek tjetër nga bota islame me emrin Ibën Nefis paraqiti përshkrimin e saktë të qarkullimit të gjakut në organizmin e njeriut, 300 vite të plota para William Harvejit.
Mjekët mysliman gjithashtu, zbuluan anestetikët duke bërë përzierjen e opiumit dhe alkoolit. Ata zhvilluan përdorimin e gjilpërave gjatë nxjerrjes së pezmatimit të syrit. Teknikë e njëjtë para kurimit të pezmatimit të syrit përdoret edhe sot.

11. Ventilimin gjithashtu e kanë menduar myslimanët për të gjetur ujin nga thellësia e zemrës duke e ujitur tokën e thatë në shkretëtirë. Në shkretëtirat e Arabisë kur thahen lumenjtë në sezonin e nxehtë, uji mundë të gjendej vetëm thellë nën tokë. Për të bërë shpimet e thella përdornin ventilimin me anë të erës që frynte në drejtimin e njëjtë me muaj.
Ventilimet kishin 6 deri në 12 vela të cilat ishin të mbuluara me pëlhurë ose me fleta të hurmës. Ventilimet janë përdorur në botën islame 500 vite para se ventilimi i parë të prodhohej në Evropë.

12. Vaksinën nuk e kanë shpikur Jeneri apo Pasteri, por ishte Perëndimi që e mori nga bota islame dhe e barti në Evropë nga Turqia. Këtë e bëri gruaja e ambasadorit Britanik në Stamboll në vitin 1724. Fëmijët në Turqi bënin vakcinimin kundër “fruthit të madhe” duke përfituar nga qelizat e dobëta ose të vdekura “të fruthit të madh” nga trupi i infektuar i kafshëve vendore, së paku 50 vite para se kjo metodë të përdorej në Perëndim.

13. Lapsin me ngjyrë është shpikur me kërkesën e sundimtarit të Egjiptit në vitin 953, pas kërkesës së tij për të shpikur lapsin që nuk do të përlyej duart dhe rrobat e tij. Ky laps kishte rezervarin me ngjyrë, ngjashëm sikur lapsat kimik modernë, ngjyra lëshohej nga maja e lapsit me kombinimin e gravitacionit dhe dallimit në shtypje.

14. Sistemi i numrave të cilin sot e përdorim sigurisht se është me prejardhje nga India, por stili i numrave është arab dhe për herë të parë shfaqen në përdorim në veprat e matemantikanit të madh të botës islame el – Hevarizmi dhe el – Kindi ne vitin 825..
Algjebra është emërtuar sipas një libri të el – Havarizmit “al – xhabër ve al – muqabila”, shumica e përmbajtjes së saj përdoret edhe sot. 300 vite më vonë matematikani Italian Fibonacci i solli këto vepra në Evropë dhe i përktheu. Algoritmi si dhe shumica e trigonometrisë vinë nga bota islame. Zbulimi i Al – Kindiut gjithsesi se janë themelet e kriptologjisë.

15. Ali ibën Nafi, i njohur me pseudonimin Zirjab (zogu i zi) në shekullin e nëntë erdhi nga Iraku në Kordovë dhe solli me vete konceptin e “tre racioneve” para gjella (supa), pas së cilës pason gjella kryesore (peshku ose mishi), e më pastaj vijon ushqimi me desert (pemë). Gjithashtu përhapi edhe përdorimin e gotës së kristaltë (të cilën e patë zbuluar Abbas ibën Firnasi pas eksperimentit që e bëri në kristalin e gjetur në gurë)

16. Qilimat gjatë kohës kur në Evropë vazhdonte shekulli i mesëm, në botën islame konsideroheshin vepër e xhenetit, në rëndë të parë duke iu falënderuar progresit që myslimanët arritën në zhvillimin e thurjes, pastaj zhvillimit e sensit për modelet dhe arabeska të cilat paraqitnin bazën e artit islam i cili nuk pranonte në gjirin e vet figurat e njerëzve dhe kafshëve.
Në të kundërtën e kësaj, podiumet në Evropë ishin të zhveshur, për të mos thënë tokë e zhveshur, gjithnjë përderisa qilimat arab dhe Persian nuk u sollën në Evropë. Për podiumet e Anglisë, Erasmo ka shënuar se : “ishin të mbuluar me hedhurina të llojllojshme, nga njëherë të përtrira në atë mënyrë sa që gjatë tërë podiumit të vjetër (me hedhurina të shumta) vetëm se vendosej shtresë e re, duke mos e ndërruar apo pastruar nga njëherë edhe më shumë se 20 vite, gjatë kësaj kohë mblidheshin hedhurina të tjera, vjellje, urinime te qenve dhe njerëzve, mbeturina të ushqimit dhe peshqve, si dhe ndyrësi që nuk na bënë nderë t”i përmendim”. Për shkak të gjitha këtyre, qilimat shumë shpejt gjetën vendin e tyre në Evropë.

17. Çeqet gjithashtu rrjedhin nga bota islame. Fjala çek vjen nga fjala arabe “saqq” dhe paraqet vërtetimin e shkruar, ngarkesë për pagimin e mallit të porositur, për t”i ikur transportit të parave nëpër zonat e rrezikshme. Në shekullin nëntë një biznesmen mysliman udhëtonte nga Kina deri në Detin Mesdhe duke u shërbyer me çeqe në vlerë të parave.

18. Deri në shekullin e XI shkencëtarët mysliman ishin pajtuar se toka ka formë sferike. Argumentin të cilin e paraqiti astronomi ibën Hazmi është “se dielli gjithnjë është në pozitë vertikale në raport me pikën e caktuar në tokë”. Këto argumente u shfaqen 500 vite para Galileut.
Llogaritë të cilat i paraqitën astronomët mysliman rezultuan aq të sakta sa që kur bënë llogaritjen e madhësisë së Tokës, llogaritën se madhësia e Tokës bartë 40 253 kilometra dhe nuk ishin të saktë vetëm për 200 kilometra. Në vitin 1139 al – Idrisi mbretit të Sicilisë Roxherit ia dhuroi një glob të tokës.

19. Edhe pse Kinezët ishin ata që shpikën barutin i cili ishte shumë i papastër dhe i dobët. Ata e përdornin për fishekzjarrë. Myslimanët arritën ta bëjnë efikas duke bërë që baruti më ndihmën e natriumit dhe nitratit mundë të pastrohet dhe të fitoj fuqi shtesë sa edhe të përdorej për nevoja ushtarake. Arma e zjarrit e bërë nga myslimanët e dalur nga këto zbulime ndikoi që t”i futet frika deri në palcë luftëtarëve në luftërat e kryqëzatave.
Deri në shek. XV myslimanët konstruktuan raketën të cilën e quajtën “veza djegëse vetëlëvizëse”, dhe projektilin torpedo që në maje ka shigjetën e cila do të depërtonte në anijen e armikut dhe pastaj të eksplodonte.

20. Evropa mesjetare posedonte kuzhina dhe kopshte me bimë, mirëpo myslimanët zhvilluan idenë mbi kopshtin si vend për pushim dhe bukuri të ndryshme. Kopshtet e para mbretërore në shekullin e XI janë hapur në rajonin e Spanjës Islame. Në mesin e luleve të shumta që rrjedh nga kopshtet myslimane është edhe tulipani.
_______________________________
Ky tekst është botuar në Independent!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme