Janë zhdukur dy femra në Prishtinë

Janë shpeshuar rastet e raportimeve për femrat e zhdukura. Sot Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë zhdukur dy gra në Prishtinë.

Fillimisht, sipas Policisë,  ankuesi mashkull K-Shqiptar me 25.01.2017 ka raportuar se për arsye të panjohura nga data e cekur ka dalë nga shtëpia bashkëshortja e tij dhe nuk është kthyer më. “Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thotë Policia.

Po ashtu, në një rast tjetër, sipas Policisë, ankuesi mashkull K-Shqiptar me 25.01.2017 ka raportuar se për arsye të panjohura nga data e cekur ka dalë nga shtëpia vajza e tij- dhe nuk është kthyer më. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme