Përleshje në Prishtinë, katër të plagosur e dy të arrestuar

Policia e Kosovës njofton se dje në ora 12:00, në lagjen “Emshir” në Prishtinë, ka pasur një përleshje në mes të disa personave dhe gjithashtu janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, transmeton Koha.net, policia ka konstatuar se ka të bëjë me një përleshje në mes të disa personave, ku nga sulmet fizike dhe përdorimi i armës së ftohtë (thikë), lëndime trupore kanë pësuar katër persona:

L. G, femër, 22 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, (lëndime fizike)
B. S, mashkull, 17vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (lëndime nga arma e ftohtë – thikë)
Sh. P, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (lëndime nga arma e ftohtë – thikë) dhe
M. S, mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (lëndime fizike), të gjithë të lënduarit, menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Policia me këtë rast ka dy personave të dyshuar.

D. A, mashkull 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
R. H, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore, ndaj të cilëve janë hapur rastet Lëndim i rëndë trupor, lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që policia është në kërkim të dy personave të tjerë të dyshuar, të cilët janë identifikuar nga ana e policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme