Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit me inceneratorët dhe gënjeshtrat publike që janë thënë nga Kryeministri Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i fundit i eksponentit të LSI-së, Petrit Vasili.
Ky i fundit ka postuar në rrejtin social Facebook një video në të cilën duket Rama ku në vitin 2004 premtonte se ndërtimet në Tiranë nuk do të ishin më shumë se 9 kate.
Ndërkohë që sot është krejt e kundërta. Tirana po betonizohet me ritme marramendëse. Sipas Vasilit: Po foli Rama është100% gënjeshtër mos e harroni asnjë herë!
Shkrimi në Facebook i Petrit Vasilit
Ju lutem shumë shiheni këtë VIDEO‼
Ja se si gënjente Edi Rama Kryetar Bashkie në vitin 2004, që në Tiranë ndërtimet do të ishin maksimumi 9 kate.
Shiheni sot si e ka masakruar Tiranën deri edhe me ndërtesa 40 kate.
Po foli Rama është100% gënjeshtër mos e harroni asnjë herë!/GSH