Juventusi e ka finalizuar marrëveshjen me sulmuesin e njohur

Juventusi ka arritur marrëveshje me Olympique Marseille për ta blerë kartonin e Arkadiusz Milik për gjashtë milionë euro plus bonuset.

Sulmuesi ka qenë i huazuar te Zonja e Vjetër ne edicionin që lamë pas me opsion blerjeje, mirëpo klubi italian kërkoi uljen e çmimit që ishte shtatë milionë euro.

Megjithatë, Bianconerët nuk kanë arritur ta ulin shumën në nivelin e dëshiruar, ashtu që do të paguajnë gjashtë milionë euro plus një milion të tjera në formë bonusesh.

Lajmin për arritjen e marrëveshjes mes klubeve e kanë konfirmuar ekspertët e transferimeve, Gianluca Di Marzio dhe Fabrizio Romano.

Polaku regjistroi 39 paraqitje zyrtare për Juventusin në sezonin 2022/2023 duke realizuar nëntë gola dhe duke dhuruar një asistim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme