Më në fund Barcelona e regjistron Gavin, spanjolli merr numrin legjendar në fanellë

Barcelona ka regjistruar më në fund Gavin si pjesë të ekipit të parë.

Blaugranët e kishin regjistruar fillimisht spanjollin në shkurt, përmes një vendimi gjyqësor që u dha leje ta regjistronin, por ky vendim u anulua pastaj nga gjykata.

Megjithatë, betejën ligjore e ka fituar tashmë Barcelona, që edhe e ka regjistruar Gavin në ekipin e parë.

Ishte jetike për Barçën që 18-vjeçari të regjistrohej para qershorit, pasi përndryshe kontrata e tij deri në vitin 2026 mund të ishte shpallur e pavlefshme përmes një klauzole në kontratën e tij.

Mesfushori spanjoll edhe zyrtarisht ka marrë numrin “6” në fanellë.

Ky numër është legjendar te Barcelona, pasi dikur mbahej nga Xavi – legjenda e klubit, tani trajner i tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme