Ka qenë drejtor dogane në Sarandë: Lexoni 6 fakte që nuk i keni ditur për Naim Frashërin

Naim Frashëri  ka qenë nëpunës dhe intelektual i Perandorisë Osmane, poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare, hartues tekstesh dhe veprimtar i shquar i arsimit kombëtar, shkruan Gazeta Metro.


Frashëri është shkrimtar më përfaqësues i misticizmit islam në gjuhën shqipe përkatësisht me veprën “Fletore e Bektashinjet” dhe “Qerbelaja”, si veprat e para të bektashizmit shqiptar.

1. Në vitet 1874-76 punoi si drejtor dogane në Sarandë.

2. Shteti iranian në shenjë nderimi për kontributin e tij në gjuhën perse i kushtoi një emetim special pullash postare me imazhin e poetit Frashëri.

3. Naim Frashëri ndërroi jetë në Stamboll dhe për të nderuar veprimtarinë e tij, eshtrat u sollën nga Stambolli në atdhe, në vitin 1937. Italianët i ndërtuan një varr monumental e për rrjedhojë i riorganizuan një ceremoni tjetër në 1940 në Tiranë, që dëshmohet nga këto foto të arkivit italian “Luce”.

4. Ai fliste greqisht, frëngjisht, italisht ndërsa jashtë shkollës mësoi arabisht e persisht.

5. Naimi, më 14 gusht 1882, nënshkroi lejen për botimin e “Gramatikës” së K. Kristoforidhit.

6. Sevasti Qiriazi e përshkruan Naimin  me shtat të mesëm dhe të imët, kishte fytyrë fort të qetë dhe tërheqëse, ishte i kthjellët dhe i vërtetë, ishte një magnet dashurie./gazetametro.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme