Kanë marrë librezat e LDK-së, por duket sikur kanë fituar në lotari! (Foto)

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 27 vjetorin e themelimit të degës së saj në komunën e Lipjanit.

Në mesin e shumë të pranishmëve, ishte edhe kryetari i LDK-së njëherësh edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se “është gjithnjë mbresëlënës entuziazmi, besimi dhe përkushtimi që elektorati besnik i LDK-së dhe qytetarët e vendit tregojnë për partinë e tyre tradicionale”

“Me pjesëmarrjen e rreth 3 mijë qytetarëve, shënuam sot në Lipjan 27 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së. Është gjithnjë mbresëlënës entuziazmi, besimi dhe përkushtimi që elektorati besnik i LDK-së dhe qytetarët e vendit tregojnë për partinë e tyre tradicionale. Sot u anëtarësuan në Degën e LDK-së edhe 500 qytetarë të Lipjanit, që dëshmon besimin e qytetarëve në qeverisjen lokale të kryetarit Ahmeti dhe në krejt modelin qeverisës të LDK-së, që promovon dhe mbron vlerat më të avancuara demokratike dhe zhvillimore europerëndimore”, ka thënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

E ajo që vërehet në disa fotografi të publikuar nga deputetët e LDK-së është entuziasti i atyre që kanë marrë librezat e partisë. /Lajmi.net/

ldkl1ldkl2ldkl3ldkl4ldkl5ldkl6ldkl7ldkl8

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme