Në dy raste të ndara, njësitet policore në Prizren kanë gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike.
Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini” ku është arrestuar një i dyshuar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 4.79 gramë marihuanë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Beteja e Llapushnikut”, ku është arrestuar një i dyshuar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 0.95 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Të dy rastet mbeten ende nën hetime.