Kasami: BDI është parti antishqiptare, elita e saj ka dorë në vrasjet e ushtarëve dhe komandantëve shqiptarë (VIDEO)

I ftuar në intervistën Saktë, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami nuk ka kursyer akuzat ndaj partisë shqiptare në pushtet, Bashkimin Demokratik për Integrim. Madje, ai këtë parti e ka quajtur “parti antishqiptare”.

Kasami është shprehur se në vazhdimësi ka pasur iniciativa që të demaskohet politika antishqiptare e Bashkimit Demokratik për Integrim, por se kësaj radhe BESA do ta sfidojë fuqishëm këtë parti që sipas Kasamit pos që e ka zhytur popullin në mjerim, po ashtu ka gisht edhe në vrasjen e ushtarëve dhe komandantëve shqiptarë pas konfliktit të vitit 2001.

“Më shumë shqiptarë apo ushtarë dhe komandantë janë vrarë pas 2001-shit ku në të shumtën e rastëve ka dorë elita politike e BDI – së, sesa që janë vrarë gjatë konfliktit të 2001-shit. Në të shumtën e rasteve ka shumë indikacione serioze se këta njerëz janë vrarë dhe prapavija ka qenë politike. Sepse në të shumtën e rasteve këta njerëz kanë qenë kundërshtarët më të mëdhenj të disa funkcionarëve më të lartë të BDI – së dhe këta të fundit i kanë parë si një pengesë për realizimin e interesave të tyre korruptive dhe të keqpërdorimit të posteve”, ka deklaruar Kasami.

Intervistën e plotë me kryetarin e Lëvizjes BESA mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme