Kasami: Do të jemi opozitë, sepse nuk u pranuan parimet tona për bashkëqeverisje

Pas negociatave disaditore ndërmjet Lëvizjes BESA dhe Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, sot ka mbajtur mbledhje Kryesia Qendrore dhe Këshilli Qendror i Lëvizjes BESA, ku është miratuar raporti për rrjedhën e bisedimeve të realizuara.
Përkitazi me këtë Lëvizja BESA e njofton opinionin se ajo nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, për arsye se mandatari për formimin e qeverisë nuk ishte i gatshëm t’i pranojë parimet e bashkëqeverisjes me Lëvizjen BESA dhe për ato të nënshkruajë kontratë me shkrim.
Sidoqoftë, Lëvizja BESA do të vazhdojë të mbetet një faktor konstruktiv politik në Maqedoni, duke u bërë gardian i interesave shqiptare, por edhe i interesave të të gjithë shqiptarëve në vend. Me këtë rast e njoftojmë opinionin se BESA, pavarësisht se do të jetë parti opozitare, ajo do të mbështesë çdo nismë në interes të veçantë shqiptar dhe shtetëror për implementimin e reformave të nevojshme në të ardhmen dhe dyert tona do të mbeten gjithnjë të hapura për këdo që i synon këto parime.
Sot me plot të drejtë mund të mburremi se BESA ishte pjesë e gjithë procesit për rrëzimin e regjimit Gruevski-Ahmeti, porse detyra jonë akoma nuk ka përfunduar. Duke u mbetur konsistente parimeve të saj, BESA sot dëshmon se ajo mbetet në anën e shqiptarëve dhe të qytetarëve të tjerë, ndërsa jemi të bindur se votuesi shumë shpejt do ta vërejë këtë qëndrim parimor të BESËS dhe në zgjedhjet e ardhshme do të përfundojë regjimi plotësisht. Sepse Besa është Amanet!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme