Kasami: Më shumë mund të sëmuresh në spitalet ku ndodhen shqiptarët, sesa të shërohesh!

I ftuar në emisionin Argument në MTV 2, në prag të zgjedhjeve të 11 dhjetorit kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka thënë se BESA është e ngarkuar me një problem madhor me të cilin përballen shqiptarët e Maqedonisë, ngaqë siç është shprehur ai, shqiptarëve të Maqedonisë iu është marrë drejta më e shenjtë – e drejta për të votuar.

Kasami po ashtu ka thënë se BESA do të angazhohet për RIDEFINIMIN e rendit juridiko – kushtetues, ridefinimin e financave publike, si dhe me theks të veçantë në sistemin arsimit dhe shëndetësisë.

“Shiheni se në cfarë kushte mësojnë fëmijët tanë dhe punëtorët e arsimit. Besoj se çdonjëri nga ne ka pasur rast të trokas në spitalet në pjesën shqiptare dhe fatkeqësisht qytetarët e thonë se në pjesën shqiptare më shumë mund të sëmuresh në spitale, sesa të shërohesh”, ka thënë Kasami./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme