Kelmendi: Politikanët që flasin pa drojë për ndikime ne telefon, imagjinoni se çfarë mund të thonë në mjedise ku nuk mund të përgjohen! (Video)

“Ne kemi shumë akuza se shumë segmente të këtij shteti janë të kapura. Dhe këto kapen duke qenë personat e njëjtë në pozitat kyçe për një kohë të gjatë dhe duke krijuar lidhje të dyshimta pastaj që vetvetiu çojnë në paralizimin e disa funksioneve të shtetit, ose dhënien e më shumë hapësire një grupi të caktuar njerëzish dhe privojnë nga çfarëdo e drejte demokratike një grupi tjetër”, ka deklaruar Adriatik Kelmendi në intervistën Saktë.

I pyetur lidhur me publikimin e bisedave të përgjuara që u publikuan në portalin Insajderi, Kelmendi ka thënë se kur me kaq lehtësi flitet për ndikime të tilla në telefon atëherë çfarë mund të flasin midis vete kur nuk e kanë fare dyshimin se mund të përgjohen.

“Ne si gazetarë do të donim që këso përgjime të dalin shumë më tepër, natyrisht jo biseda personale private, por që dëshmojnë diçka edhe për të tjerët. Për shkak se nuk po shohim përparim në shumë fusha, këso gjëra po na ndodhin shumë më tepër se që jemi ne në dijeni dhe kjo po na bëhet kancer i shoqërisë që mos të ecim përpara me hapa që do të dëshironim”, ka deklaruar Kelmendi, njofton portali Sakte.net

Ai ka thënë se një pushtet të tillë të brishtë, me shumë skandale është duke përfituar edhe nga gabimet – sipas Kelmendit – foshnjarake të opozitës të cilat nuk japin shumë shpresë se do të kemi ndryshim shumë të madh. Ai ka bërë thirrje që nëse forcat opozitare duan të tregohen si alternativa serioze, të reflektojnë dhe të distancohen nga disa veprime që ato nuk i kanë paraqitur shumë më ndryshe se sa partitë në pushtet./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme