Kelmendi: Me deklaratat për Donald Trump, Edi Rama u tregua se sa politikan axhami është (Video)

“Deklarata e Edi Ramës për Donald Trump ka qenë axhamillëku më i madh politik që mund ta bëjë dikush. Madje, edhe u diskutua shumë gjatë edhe në Amerikë. Madje, edhe gazetari që e pyeste e pyeti aty për aty nëse e dinte se çfarë po fliste meqë është lider i një shteti tjetër që paragjykon se çfarë mund të jetë një president i ardhshëm i shtetit më të fuqishëm në botë. Dhe ai (Rama) e përsëriti që është gabim i madh”, kështu ka thënë në intervistën Saktë gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi, i pyetur lidhur me përkrahjen publike që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e bëri për kandidaten e demokratëve për presidente të SHBA – ve, Hillary Clinton, përcjellë portali Sakte.net

Kelmendi i dhënë të drejtë Ramës për deklarimet e tij lidhur me Kosovën, mirëpo ka thënë se ka përfituar nga mirësjellja e analistëve në debat ku ai u shfaq, sipas tij, arrogant dhe të tjerëvë nuk iu drejtohej me emër por i thërriste “o portal”. Kelmendi ka thënë se kurrë s’do ta toleronte një sjellje të tillë në emisionin e tij./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme