Ferizajasit janë të dytët në vend për nga taksapaguesit. Bizneset e mëdha gjenden në rrugën industriale të këtij qyteti, dhe tash e disa vjet kanë vetëm një kërkesë, e cila vazhdimisht po zvarritet. Kyçja në autostradën “Arbën Xhaferi”, në distancë prej 3 km, do t’ua mundësonte lëvizjen më të lehtë pët transporte atyre.
Ata kërkojnë nga Qeveria e Kosovës, që kërkesa e tyre mos të neglizhohet. Faton Hasani, biznesmen, tha se:”Për ne si qytetarë dhe si biznese është krejt e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme që qyteti i Ferizajt të mbetet pa kyçje në të cilat deomos është dashur të jetë pikërisht këtu në rr. “Driton Islami”. Fatmir Hasani, që ka një biznes në këtë rrugë tha se “kërkojmë nga të gjitha institucionet relevante që ta bëjnë sa më shpejt një zgjidhje për Ferizajn, pasi që ne jemi ndëshkuar me autostradën e re, qasja në autostradë është jashtëzakonisht larg dhe nuk ka ndonjë efekt pozitiv”, gjithashtu edhe përfaqësuesi I bizneseve në zonën industriale të Ferizajt, Ibrahim Shehu, theksoi se: Kërkesa jonë besoj se qëndron, po presim mirëkuptim nga qeveria dhe jemi optimist që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt” Kërkesën e komunitetit të bizneseve e ka përkrahur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri.
Ai ka thënë se këtë çështje do ta ngrisë sërish në kuvend: “Të anashkalohet Ferizaj në këtë mënyrë është e padrejtë, për arsye se është njëri nga tatim paguesit më të mëdhenj, pas Pristhinës, dhe bizneset dhe qytetarët nuk e meritojnë të neglizhohen.
Kjo arterie është e rëndësishme se do t’i shërbej të gjithë qytetarëve ashtu siç i shërbeu hekurudha”, ka thënë tahiri për RTK-në. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se kërkesa e këtij komuniteti është legjitime dhe është tash e sa kohë. Aliu ka premtuar se do të kërkoj nga ministria e qeveria që kjo kërkesë e kësaj fuqie ekonomike të implementohet: “Edhe atë kohë kur kam qenë deputet e kemi përkrahur këtë kërkesë dhe e kemi nënshkruar, dhe ia kemi dërguar qeverisë, mirëpo atëbotë, ministri I financave, Avdullah Hoti, nuk ka ndarë asnjë cent për këtë kërkesë.
Tashmë kemi një rrugë më të duhur, pasi kam biseduar edhe me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj e cili ka premtuar se do të ndajë mjete edhe për këtë kyçe por edhe për atë në Gërlicë” Në ministrinë e Infrastrukturës, thonë se deri në mbarimin e tërësishme të autostradës nuk kanë se çfarë të bëjnë. Argjend Zejnaj, shef I kabinitet të minsitrit Pal Lekaj, ka thënë se pas përfundimit të autostradës do të shqyrtohen mundësitë: Sa i përket kyçjes që kanë kërkuar bizneset, ne si pikë e parë do ta përfundojmë autostradën si të tillë deri në fundvitin e ardhshëm, pastaj do të ulemi dhe do ta bëjmë studimin e fizibilitetit, e pastaj mbi bazën e saj Ministria e Infrastrukturës do të marrë vendim për ta mundësuar ose jo, por ne besojmë që do të mundësohet një gjë e tillë” Nëpër të gjitha legjislaturat si lokale por edhe qëndrore, kjo kërkesë tash e dy vjet ka gjetur vetëm përkrahje morale por jo edhe vepruese. Bizneset kanë paralajmëruar se nëse kjo kërkesë nuk gjen mbështetje, do të detyrohen që të dalin në rrugë.